Shkolla e Mesme "Sezai Surroi" shënon 48 vjetorin e themelimit në Bujanoc (foto&video)
Në sallën e shtëpisë së kulturës në Bujanoc, shkolla e mesme "Sezai Surroi" ka shënuar 48 vjetorin e themelimit.Përveç nxënësve, mësimdhënësve, përfaqësues të komunës në këtë solemnitet mori pjesë edhe Nadije Morina Surroi, motra e personalitetit që mban emrin shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.
“Unë gjithmonë kamë parë se të rinjtë e komunës sonë dëshirojnë të shkollohen dhe kushtet për shkollim i kemi sikurse vendet tjera në rajon”, deklaroi Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit.
Manifestimi është shënuar edhe me një program artistik të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle.
Për më tepër shikoni videon: